Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato u shpreh se SPAK nuk duhet të jetë i vetëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në eventin për 5 vjetorin e Prokurorisë së Posaçme, diplomati kërkoi bashkëpunim me institucionet e tjera për të vijuar përpara detyrat e rëndësishme.
“SPAK nuk duhet të jetë institucioni i vetëm në luftën kundër korrupsionit. Duhet të krijojë përparësi në punën që do të bëjë për të treguar dhe për të luftuar. Kjo do të risjellë besimin e publikut te sundimi i ligjit. Është përgjegjësi e të gjitha institucioneve dhe të jetë një përpjekje e bashkërenduar në të gjithë shoqërinë.
I gjithë sistemi ka detyra të rëndësishme përpara, duke sistemin e kontrolleve dhe balancave. Sot është koha për të kuptuar punën e madhe që keni bërë dhe për ta festuar atë.”, u shpreh Gonzato./abcnews.al