SPAK ka rrëzuar kërkesën e këshilltarëve bashkiakë të PS për të lejuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj të marrë pjesë në mbledhjen e këshillit bashkiak.
22 këshilltarë socialistë, të cilët shumica prej tyre kishin votuar pro shkarkimit të Veliajt herën e parë, i kërkuan SPAK dhe drejtorisë së burgjeve të lejonin kryebashkiakun të merrte pjesë në mbledhjen e së premtes në orën 10, qoftë fizikisht, qoftë online, për të prezantuar buxhetin për Tiranën.
Por SPAK e ka rrëzuar këtë kërkesë, dhe nuk i ka dhene Veliajt per te dale nga burgu, qofte dhe per pak kohe.
Spak ka marre nje vendim ndryshe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese 5-3, qe jo vetem e thirri Veliaj te lere qeline e te marre pjese ne séance, por që në sqarimin e saj shterues të vendimit për te rrëzuar shkarkimin e Veliajt, si arsye kryesore kishte dhënë mosthirrjen e Veliajt për të dhënë sqarime në këshill bashkiak.
Atëherë ishte PD që kërkonte prezencën e Veliajt në këshill bashkiak, sot është PS.
Por, duket se me vendimin e SPAK, një gjë është e qartë, Erion Veliaj mund të jetë kryebashkiak i Tiranës, por vetëm nga burgu i Durrësit.
Në rastin më të keq, Bashkia do të vijojë të drejtohet nga kryebashkiakja e komanduar, Anuela Ristani deri në vitin 2027.
Ose në rastin më të mirë, nëse PS dhe PD lexojnë mirë vendimin e Gjykatën Kushtetuese, dhe me të njëjtin vullnet si në shtator, bien sërish dakord për të rinisur procesin e shkarkimit të Erion Veliajt./abcnews.al

