Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“SPAK po vepron mbi gjykatën”/ Analisti Çupi: Replikat me politikën, jo të drejta. Nuk duhet të prevalojë

schedule13:36 - 28 Shkurt, 2025

schedule 13:36 - 28 Shkurt, 2025

Sipas analistit Frrok Çupi, SPAK po vepron mbi gjykatën, çka kërkon që kuadri ligjor mbi këtë institucion duhet të rindërtohet.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se SPAK nuk duhet të prevalojë, teksa shtoi se replikat me politikën nuk janë të drejta.

Çupi deklaroi se me këtë SPAK, nuk mund të gjykohen dosje të nxehta, si ajo e 21 Janarit.

“Drejtësia është një mjet, mos të ndodhë që të prevalojë mbi pushtete të tjera. Ka entuziazëm, si të politikës edhe të qytetarëve, që po ndodh drejtësi. Ka entuziazëm edhe të SPAK, edhe të reformës në drejtësi. Është në disa forma. Nisi me idenë e vendosjes së drejtësisë në një godinë të fildishtë, askush nuk duhet të dinte se çfarë ndodhte atje. Pastaj, ndodhën ato që ndodhën në SPAK, ku prokurorët arrijnë deri aty sa dhunojnë viktimat e tyre. Filloi një drejtësi selektive e deri në momentet kur SPAK po replikon me politikën, qytetarët, mediat. Nuk i takon dhe është e dëmshme. Defekti më i madh është se SPAK është mbi gjykatën. Jemi në një gjendje shumë të rëndë. Aplikohet paraburgimi, është mjet primitiv. Pafajësia e qytetarëve shkon 2-3 përqind, është e rëndë. Dhuna e paligjëruar, burgosja pa vendim gjyqësor, pa prova dhe e pabalancuar, është një gjë shumë e rëndë. SPAK ka marrë super xhiro, po kthehet në organizatë politike. Kjo është krijesë që po del duarsh. Reforma në drejtësi është e domosdoshme, SPAK është mjet, është gjykata mbi të gjitha.

SPAK ka ardhur deri këtu me idenë se po bënin diçka pasi nuk ka pasur drejtësi. Tani e ka tepruar, diçka po shkon keq. Padyshim që, duhet të them që, janë konstatuar defekte në SPAK që në formatimin e tyre. Pres të rindërtohet kuadri ligjor mbi SPAK. Me këtë SPAK, nuk mund ta gjykosh 21 janarin, fajtorët janë aty, Altin Dumani, Ina Rama, e kanë sabotuar. Nuk gjykohen krimet e mëdha. Ka pasur vrasje në masë në Gërdec, në 1997, para Kryeministrisë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!