SPAK po shkund partinë e Metës?/ Dorëheqja, Brahimllari: Në funksion të moralit. Çdo person duhet të marrë përgjegjësi për atë që i takon

schedule20:32 - 16 Prill, 2024

schedule 20:32 - 16 Prill, 2024

Endri Brahimllari thotë se e ka dhënë dorëheqjen nga funksioni i nënkryetarit të Partisë së Lirisë, në funksion të moralit politik.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Brahimllari u shpreh se situata në Partinë e Lirisë, sipas tij, nuk ka lidhje me çështjen e hetimit të SPAK, për lobimet në SHBA.

Brahimllari shtoi se çdo person duhet të marrë përgjegjësi për atë që i takon.

“Ilir Meta është faktor i padiskutueshëm. Problemi sot, më vjen keq që diskutohet çështja e partisë, problemi është sesi do të godasim keqqeverisjen. Konventa e 27 prillit do të gjejë një mënyrë për bashkim. Unë në konventë do të shkoj. Dorëheqja ime është bërë për të ofruar një shans për unitetin. Në konventë do të shkojmë me dy teza. Unë po bëj një hap pas. Ajo është një hapje e partisë që kryetari e bëri dhe ne e vlerësuam.

Nuk besoj se lidhet me çështjen e hetimit të SPAK. Në çështjen e hetimit që po hetohet për çështjen e lobimit, zotëria sot është në krye të partisë dhe nuk përfshihet në këtë çështje. Brahimllari nuk është thirrur në SPAK për të dhënë si person që ka dijeni për një çështje që i përket kryetarit të partisë, unë jam thirrur për një çështje që i përket Monika kryemadit në 2019 dhe që është sqaruar, është totalisht e ligjshme dhe e rregullt.

Unë merrem me rojen e partisë? Unë jam nënkryetar partie. Unë nuk kam dhënë dorëheqjen në funksion të këtij rrethimi. Unë e kam dhënë dorëheqjen në funksion të moralit tim politik. Çdo person duhet të marrë përgjegjësi për atë që i takon. Tradhti me Edi Ramën? Ka nevojë Edi Rama për ta tradhtuar unë? Çfarë po flisni”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!