Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trafik qytetarësh drejt SHBA/ SPAK mbyll hetimet, dërgohen në gjyq 5 të pandehur

schedule10:00 - 22 Tetor, 2025

schedule 10:00 - 22 Tetor, 2025

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim pesë persona të akuzuar për përfshirje në një rrjet kriminal që organizonte kalimin e paligjshëm të shtetasve shqiptarë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas hetimeve, drejtues i grupit rezulton të jetë Luc Melaj, ndërsa në këtë aktivitet kriminal janë përfshirë edhe persona të tjerë, përfshirë dy punonjës policie, të cilët dyshohet se kanë ndihmuar në kalimet e paligjshme përmes pikave kufitare.

Sipas SPAK grupi kriminal ka vepruar që nga mesi i vitit 2022 deri në korrik të vitit 2024, dhe ka organizuar kalimin e paligjshëm të paktën 25 shtetasve shqiptarë drejt SHBA-së.

Pagesat për çdo udhëtim, sipas dosjes hetimore, varionin nga 40 deri në 45 mijë dollarë për person.

Ky grup ka vepruar në mënyrë të mirëorganizuar, me role të ndara dhe me bashkëpunëtorë në disa shtete.

Ata kanë zhvilluar takime në Shqipëri me personat që kërkonin të udhëtonin jashtë ose me familjarët e tyre, duke sqaruar itinerarin dhe kushtet e pagesës.

Në itinerarin e ndjekur, personave u siguroheshin dokumente identifikimi të falsifikuara, kryesisht franceze, që përdoroheshin pasi udhëtarët mbërrinin në Spanjë.

Më pas, udhëtimi vijonte me linja ajrore drejt Meksikës, ku organizohej pritja, akomodimi dhe transportimi tokësor ilegalisht drejt SHBA

Në këtë skemë është përfshirë edhe Emanuel Melaj, i cili ka ndihmuar në rezervimin e biletave, dërgimin e dokumenteve dhe transferimin e shumave të parave.

Nga provat e mbledhura, rezulton Luc Melaj dhe Gëzim Camaj kanë organizuar kalime të paligjshme të shtetasve shqiptarë përmes Malit të Zi, pa u dokumentuar në sistemet kufitare.

Ndërkohë, Tonin Melaj dhe Bashkim Çokaj, të dy punonjës policie në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit, dyshohen se kanë ndihmuar grupin duke mos regjistruar në sistem shtetas që kishin probleme qëndrimi në vendet e BE-së apo ishin azilkërkues në Kanada, Britani të Madhe dhe SHBA.

SPAK ka dërguar dosjen në gjykatë dhe pritet që të fillojë procesi ndaj të pandehurve për disa vepra penale ku më të rëndat janë ato të “Grup i strukturuar kriminal, trafikimit të paligjshëm të personave”, “korrupsionit pasiv” dhe “shpërdorimit të detyrës”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!