SPAK, operacion me autoritetet franceze/ Goditet grupi kriminal i lëndëve narkotike, 3 shqiptarë të arrestuar. Disa pasuri të sekuestruara

schedule11:47 - 2 Korrik, 2024

schedule 11:47 - 2 Korrik, 2024

SPAK ka zhvilluar një operacion të përbashkët me autoritetet franceze, që çoi në goditjen e një grupi të trafikimit të lëndëve narkotike. Grupi kriminal vepronte në qarkun e Lionit dhe furnizonte grupet e shitjes në qarqet e Rhone, Ain, Savojë, dhe Savojës së sipërme nga një nënshtetas shqiptar në Francë.

Banda drejtohej nga një shtetas shqiptar në Shqipëri. SPAK njofton se nga hetimet e përbashkëta mes dy vendeve është bërë i mundur identifikimi dhe procedimi i 19 personave, shqiptarë dhe të huaj.

Autoritetet franceze të drejtësisë kanë proceduar me arrestimin e 16 shtetasve shqiptarë dhe të huaj, sekuestrimin e sasisë monetare prej 20.000 euro dhe të 3 automjeteve. Ndërsa në Shqipëri, janë dhënë nga GJKKO dhe ekzekutuar masa e sigurisë “arrest në burg” për tre persona, Redian Doda, Zabit Fisniku, Fabi Isaku si të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

U sekuestruan:

·         15 automjete,

·         34.270 euro cash,

·         1000 franga zviceriane,

·         180.000 lekë të reja,

·         9 aparate celularë,

·         3 tableta,

·         1 kamerë, dokumente dhe karta SIM.

Vlera e lëndëve narkotike të sekuestruara tejkalon vlerën prej 1 milion euro.

Hetimet vazhdojnë me administrimin e provave sa i përket implikimit të personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kriminale./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!