SPAK, operacion kundër trafikut të qenieve njerëzore/ Goditet grupi kriminal, disa të arrestuar. Kontrollohen dhjetëra banesa

schedule10:17 - 7 Qershor, 2024

schedule 10:17 - 7 Qershor, 2024

Goditet një grup kriminal i trafikimit të qenieve njerëzore. Gazetari Ermal Vija raporton se operacioni është zhvilluar nga SPAK, në bashkëpunim me policinë e shtetit dhe partnerët ndërkombëtarë.

Disa persona janë vënë në pranga dhe janë kontrolluar dhjetëra banesa. Ndërkohë gazetari Ervin Leka theksoi se SPAK ka lëshuar 20 urdhër arreste, dhe 50 mandate kontrollesh.

“Është një operacion i organizuar nga SPAK pas një hetimi disa mujor, për goditjen e emigracionit të paligjshëm. Shqipëria ka qenë si një rrugë kalimi, për t’u drejtuar më pas Kosovës dhe në drejtim të vendeve të tjera evropiane, me pikësynim vendet e BE. Operacioni i drejtuar nga SPAK, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka lëshuar 20 urdhër arreste, disa prej tyre janë ekzekutuar. Aksioni është në vazhdim. Në formën e një grupi të stukturuar kriminal, bënin të mundur kalimin e emigrantëve të paligjshëm.
Lidhur me këto masa sigurie të lëshuara nga GJKKO, mësohet se janë edhe 50 mandate për kontrolle ambientesh, ku janë ushtruar kontrolle në disa banesa e godina të ndryshme në qytete të ndryshme, ku dyshohej se fshiheshin emigrantët e paligjshëm. Ka dyshime se nëpërmjet kontratave iu ofrohej fillimisht akomodim në Shqipëri, më pas kalimi drejt Kosovës me destinacion final vendet e BE. Pak kohë më parë, është goditur dhe një grup i emigrantëve në ligjshëm. Operacioni është në vijim”, raportoi ndër të tjera gazetari i ABC Neës, Ervin Leka.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!