Rama: Sot në Shqipëri kur përmes SPAK drejtësia ka nisur të bëjë një shërbim të pamohueshëm për vendin por po bën edhe një dëm serioz kolateral mbi administratën duke e përmbysur parimin e shenjtë të pezullimit të pafajësisë mekanizmi qeverisjes nuk mund të kurdiset e ckurdiset sa herë prokuroria ngre një akuzë.
Është shumë e lehtë të thuash në Gjermani një ministër i akuzuar jep dorëheqjen po psh kjo nuk ndodh në Itali, madje edhe në Francë jo gjithmonë. Madje në Francë ministri i drejtësisë qëndroi në zyrë dhe mori edhe pafajësinë nga zyra. Por kush i bën këto krahasime mos harrojë se Gjermania është shtet model i së drejtësisë prezumimin e pafajësisë e ka në piedestal ari nuk imagjinohen dot atje, lavazhet e tenxheret e pazarit politik e mediatik të mbushura me materiale të nxjera vejdhurazi me bekimin e prokurorëve nga dosjet hetimore.
Në vende europiane drejtësia nuk merret me gërmime, se nuk e ka nisur puna prokuroria e pavarur para 5 vjetësh po prej shekujsh. As në Gjermani e demokraci të tjera nuk ka një kompani transporti prokuroria që merr male me dokumente dhe i con në zyrat e prokurorisë është arritur edhe një nivel tjetër, po futen në furgon edhe dokumentet e një tenderi në process që nuk ka mbaruar fare. Në gjermani këto nuk I imagjinon dot njeri, se atje këto janë shkruar para se ata të nxirrnin shtypshkronjën, jo si në Shqipëri ku drejtësia e pavarur duhet të rritet duke mësuar po duke mësuar në kurriz të drejtave të njerëzve


