SPAK nuk heton “21 Janarin”, transferon 2 kallëzimet e PS në Prokurorinë e Tiranës

schedule10:59 - 9 Shkurt, 2023

schedule 10:59 - 9 Shkurt, 2023

Kallëzimet për vrasjet e “21 Janarit” nga Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe Partia Socialiste, do të verifikohen nga Prokuroria e Tiranës, raporton gazetari i ABC News, Ermal Vija.

Prokuroria e Posaçme ka shpallur moskopetencë dhe kallëzimet e ka transferuar në Prokurori për hetime të mëtejshme.

Dy kallëzimet e reja të PS-së erdhën pas publikimit të audipërgjimit  në media, i cili ishte pronë e familjarëve të Aleks Nikës.

Kujtojmë që në SPAK  PS dorëzoi kallëzim për ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin e Brendshëm, Lulzim Bashën dhe ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi në kuadër të hetimit për dosjen e 21 janarit.

Prokuroria e Tiranës ka ende në dorë çeshtjen e Nikës, për të cilën po pritet përgjigje e predhës nga Italia. r.t/abcnews.al