Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pasi Prokuroria e Posaçme njoftoi se ka nisur hetimet për të. Në një postim në rrjetet sociale, Meta ka publikuar edhe një tjetër kërkesë që kreu i SPAK, Arben Kraha ka bërë lidhur me verifikimet për gjeneralitetet e ish-kreu të shtetit.
“Spurdhjaku i partisë ka vendosur t’i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve”, shkruan Meta, duke sulmuar Krajën, ndërsa shton se “shtatori po vjen dhe se drejtësia e popullit”, siç e quan ai, nuk do të ndalet.
“Meqënëse spurdhjaku i partisë ka vendosur t’i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve në panik ju lutem njihuni edhe me një kërkesë tjetër serioze për karagjozët më të mëdhenj të Ramaformës. Shtatori po vjen dhe Drejtësia e Popullit nuk do ndalet më!
Ramoviçin asgjë nuk e shpëton dot më!”, shkruan Meta.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi se ka nisur një hetim për ish-kreun e shtetit, pas kallëzimit të bërë nga ish-deputeti Halit Valteri. SPAK kërkon nga KQZ formularin e dekriminalizimit për Ilir Metën, në funksion të hetimit për të.
Kujtojmë se në qershor të këtij viti, VaLteri paditi ish-presidentin me akuzën se gjatë kohës që ka qenë në pushtet ka përfituar para nëpërmjet korrupsionit dhe këto i ka përdorur për lobim. Ai deklaroi se paratë e korrupsionit Ilir Meta i ka transferuar për lobim dhe këto prova ia ka vënë në dispozicion një gazetar i huaj. g.v/abcnews.al