SPAK nis hetimet për “21 janarin”/ Petraj: Dosje “e nxehtë”. Do të ketë të papritura për Metën, Berishën dhe Bashën

schedule18:22 - 16 Korrik, 2024

schedule 18:22 - 16 Korrik, 2024

Hetimet për vrasjet e “21 janarit” do të kryen nga Prokuroria e Posaçme.

SPAK njoftoi zyrtarisht të martën se ka regjistruar hetimet për 3 vepra penale duke nisur nga ajo e vrasjes në rrethana cilësuese të kryer në bashkëpunim ndaj dy ose më shumë personave, “kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe ajo e shpërdorimit të detyrës me dyshimin se janë kryer nga ish-funksionarë të lartë shtetërorë.

Avokati Edmond Petraj i ftuar në “Special Report” në ABC News, u shpreh se “21 janari” është një dosje e “nxehtë” duke theksuar gjithashtu se do të kërkojë edhe kohë për të zbardhur.

“është një dosje shumë e nxehtë dhe gjithashtu shumë e vështirë. Duke qenë se ka kaluar kohë ka personazhe që nuk dihet ku janë, kemi akoma një material audio dhe shumë element që do ta bëjnë dinamike këtë dosje, por që do të zgjasë. Kronologjia e situatës, kujtojmë kur prokuroria e përgjithshme dërgoi prokurorët në vendngjarjes, atje ishin prishur provat, pra mund të them se do të jetë tepër e vështirë. Kërkon disa prokurorë, një grup të posaçëm pune dhe duhen detyra të qarta dhe konkrete. Mendoj që do ketë surpriza, si për zotin Meta, Berisha dhe Basha do të ketë të papritura. Mund të thërriten me një masë tjetër sigurie. Mbetet për t’u parë dhe më pas do të dalë kush e kishte kompetencë. Po të kthehemi në atë kohë, kemi një situatë shumë të ashpër”, tha ndër të tjera ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!