SPAK nis hetimet për “21 janarin”, avokati: Krimi shtetëror u fsheh dhe qëllimisht nuk u zbulua

schedule23:45 - 16 Korrik, 2024

schedule 23:45 - 16 Korrik, 2024

Avokati Idajet Beqiri në “Ora e Fundit” në ABC News foli për ngjarjen e 21 janarit, ku tashmë hetimet për këtë çështje do të kryhen nga Prokuroria e Posaçme.

Avokati e ka cilësuar një krim shtetëror këtë ngjarje të rëndë, duke thënë se u fsheh qëllimisht nga qeveria e asaj kohë.

Më tej nënvizoi se do të mbetet një krim i rëndë dhe një njollë e errët në historinë e shtetit shqiptar.

“Problemi është se ai krim u fsheh dhe qëllimisht nuk u zbulua ishte një krim shtetëror. Për turpin e tyre thanë është vrasje nga pakujdesia. Problemi është që familjarët për 13 vite me radhë nuk reshtën së kërkuari të drejtën, sikurse edhe opinion publik e pa se si u kryen vrasjet. Edhe kur protesta mbaroi pati një reagim fatal dhe dhunë. Ishte një krim i rëndë që do ngelet një njollë e errët në historinë e shtetit shqiptar. Për 13 vite me radhë politika donte ta mbante të mbyllur këtë çështje”, tha avokati.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!