Erion Isai, kryetari i Bashkisë së Kolonjës është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme. Bashkë me Isain, SPAK ka marrë të pandehur edhe 6 zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Kolonjës.
Mësohet se mbi Erion Isain dhe 6 zyrtarët, SPAK ka ngritur akuzat Shpërdorimit të Detyrës, Shkeljes së Barazisë në Tendera si dhe falsifikim të dokumenteve. Sipas SPAK, hetimi lidhet me dy episode, ku dyshohet se janë kryer këto vepra penale. E para lidhe me tenderin e rrugës Korçë – Ersekë, që u dëmtua ndërsa episodi I dytë sipas SPAK, lidhet me një hetim për sa I përket tenderëve të dhënë nga Ujësjellës Kanalizimet në Bashkinë e Kolonjës.
Hetimet e SPAK po kryhen nga prokurori Dritan Premçi, ndërsa në SPAK, kryebashkiaku Isai u thirr për herë të parë, në maj të vitit 2023.
Rruga e re Korçë-Ersekë pësoi shembje në një pjesë të saj ne shkurt 2024 teksa ishte ende në ndërtim. Ndërsa për sa I përket tenderëve të Ujësjellës Kanalizimeve dyshohet se janë favorizuar kompani për tu shpallur fitues.
/abcnews.al

