Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SPAK me standarde të dyfishta?/ Leka: Standarde të dyfishta kanë vetëm partitë politike, PD dhe PS e treguan në lidhje me SPAK

schedule20:28 - 19 Shkurt, 2025

schedule 20:28 - 19 Shkurt, 2025

Analisti Martin Leka i ftuar në ‘Real Story’ diskutoi zhvillimet e fundit në aspektin juridik me në fokus SPAK. Sipas tij, standard të dyfishtë kanë partitë politike dhe në rastin e Veliajt, tregoi që edhe PD edhe PS kanë standarde të dyfishta në lidhje me SPAK.

“Çështja e Veliajt tregoi një gjë të madhe. Deri dje politika fliste për standarde të dyfishta të SPAKut, në fakt ndodhi e kundërta.

Në rastin e Veliajt tregoi standardet që kanë edhe PD edhe PS në lidhje me SPAK-un. Iu hoq akuza SPAk-ut dhe tregoi që politika i ka standardet e dyfishta. Reagimi i Ramës, shumë herë i kujdesshëm tregoi që e do SPAK-un për veten, kështu siç është me një standard tjetër. Nga ana tjetër Berisha e zhveshi nga termat organizatë kriminale dhe la vetëm Dumanin. Standardet e dyfishta i kanë vetëm partitë politike.” , u shpreh Leka.



/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!