Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Belerin dhe bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshin, të cilët u kapën vetëm dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit.
LEXO EDHE: U kap duke blerë vota në Himarë, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim dosjen e Fredi Belerit
Gazetari i ABC News, Ermal Vija u shpreh se Beleri dhe Kokaveshi i ofruan 500 euro shtetasit Arsen Rama, në mënyërë që ky i fundit t’ua jepte personave për të votuar në favor të koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’.
“Sipas Prokurorisë së Posaçme, Beleri dhe Kokalleshi, i kanë dhënë shuma monetare shtetasin Arsen Rama me vlerë 500 euro. Këtij të fundit me këmbim që t’ua jepte personave për të votuar Fredi Bejlerin në zgjedhjet e 14 Majit në siglën e kualcionit ‘Bashkë Fitojë’.
Prokuroria e Posaçme ka bërë të mundur sekuestrimin e laptopëve, celularëve dhe gjithë dokumentave apo kamerat e sigurisë në ambientet e një lokali ku është dhënë shuma për blerjen e votave”.
Në fund Vija theksoi se “Bejleri prej disa kohësh ka pasur betejë me të gjitha shkallët e gjykimit, fillimisht me Gjykatën e Vlorës, e cila shpalli kompetencë dhe ia dërgoi Gjykatës së Posaçme. Kjo e fundit vendosi që hetimet të vazhdojnë gjatë kohës që do të jetë nën masën ‘arrest me burg’”./abcnews.al