Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SPAK mbyll hetimet për Veliajn/Avokati Petraj: Dy çështjet e dosjes do të rrëzohen gjatë rrugës

schedule20:20 - 10 Shtator, 2025

schedule 20:20 - 10 Shtator, 2025

TIRANË- Avokati Edmond Petraj ka reaguar lidhur me përfundimin e hetimit ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke i cilësuar si të pabazuara dhe të pasakta akuzat për shpërdorim detyre dhe “konflikt interesi”.

Petraj tha në “Real Story” se dy nga pikat kyçe të çështjes nuk qëndrojnë në aspektin juridik.

“Duhet mbrojtur fort nga SPAK ajo për të cilënnuk më duket aspak bindëse e gjithë situata, ku flitet për shpërdorim detyre dhe aq më tepër konflikti i interesit, Ajola Xoxa është direkt aplikuese e lejes? E dyta është te pjesa e rrugës. Rrugët në përgjithësi miratohen me planprojekt me mazhorancën në këshillin bashkiak. Këto dy elemente administrative, kam përshtypjen që konflikt i interesit do të bjerë ashtu si do bjerë edhe futja e sendeve të paligjshme në qeli”, tha ai.

Hetimet ndaj Veliajt janë pjesë e një dosjeje më të gjerë të nisur nga SPAK mbi çështje që lidhen me dyshimet për abuzimin me lejet e ndërtimit dhe projektet publike në Tiranë. Vetë kryebashkiaku nuk ka komentuar ende publikisht mbi akuzat./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!