Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, Policia e Shtetit ka nisur një aksion në disa qytete të vendit. Burime bëjnë me dije se se SPAK ka lëshuar disa urdhër arreste për krime të rënda dhe krim të organizuar.
Mësohet se në total janë lëshuar nga prokuroria 32 urdhër-arreste dhe policia po bën ekzekutimin e tyre. Operacioni është në vijim e sipër dhe priten detaja të reja në vijim.
Ndërkohë, vetëm në Elbasan priten që të arrestohen deri në 10 persona. Mësohet se dëshmia e dhënë nga Nuredin Dumani pas arrestimit nga ana e forcave RENEA në qytetin e Fierit, ka çuar Drejtësinë tek persona që lidhen me shumë ngjarje kriminale në qytetin e Elbasanit. /abcnews.al