Një operacion me urdhër të SPAK është zhvilluar në disa qytete ku janë ushtruar disa kontrolle dhe janë lëshuar masa sigurie për 5 persona. Mësohet se masë sigurie është caktuar edhe për dy persona të njohur të botës së krimit që mbahen të izoluar për vepra të rënda penale.
Bëhet fjalë për të penduarin e drejtësisë Erion Alibejn dhe për Plaurent Dervishin që po gjykohet për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në 2019.
Masa e dytë e sigurisë iu është komunikuar në burgun 313 atje ku mbahen të izoluar. Ndërsa në pranga kanë përfunduar 3 persona, mes të cilëve vëllezërit Artur dhe Ervin Hoxhosmani, si dhe shtetasi Ermir Ndrejaj.
Sipas prokurorisë aktiviteti kriminal është zbuluar pas zbërthimit të aplikacionit Sky ECC dhe Enchro Chat dhe ka dyshime të jetë kryer gjatë viteve 2020-2021. Mësohet se personat e dyshuar trafikonin kokaine nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të atyre të Bashkimit Europian./abcnews.al

