Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SPAK kërkon rikthimin në burg të Jorgo Goros: I kanë mbetur dhe 6 muaj e 10 ditë për të kryer

schedule15:24 - 31 Mars, 2026

schedule 15:24 - 31 Mars, 2026

SPAK ka kërkuar rikthimin në burg të Jorgo Goros, pasi Apeli i Gjykatës së Posaçme konfirmoi dënimin me 2 vite burg.

Prokuroria e Posaçme thotë se Jorgo Goros nga përllogaritjet i kanë mbetur edhe 6 muaj e 10 dite burg për të vuajtur.  Jorgo Goro u lirua më 29 gusht të këtij viti.

Urdhri I ka kaluar Policisë së shtetit, por deri në këto moment nuk është ekzekutuar nga ana e Policisë.  Ndërkohë në Gjykatën e Posaçme nëpërmjet avokatëve mbrojtës Jorgo Goro ka  revokuar zbatimin e vendimit për dënimin e tij.



Më 25 Mars të këtij viti Gjykata e Apelit, la në fuqi në fuqi dënimin me dy vite burg për Jorgo Goron, lidhur me dosjen e tjetërsimit te një prone në zonën e Livadhës.

Me 30 korrik 2025, Jorgo Goro u dënua me 2 vite burg, për shpërdorim detyre të kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu ul në 1 vit e 4 muaj heqje lirie. Çështja ai e apeloi.

Gjithashtu, Goro është dënuar me 5 vite ndalim për të mbajtur funksione publike.

Goro u kallëzua nga Fredi Beleri me pretendimin se i ka dhuruar në vitin 2016 pasuesit të tij të komanduar në krye të Bashkisë, Arqile Bollanos 4263 metra sipërfaqe toke.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!