U shkarkua nga Vettingu, SPAK kërkon konfiskimin e një apartamenti të ish-kreut të Kushtetueses

schedule11:21 - 10 Qershor, 2022

schedule 11:21 - 10 Qershor, 2022

SPAK ka kërkuar konfiskimin e një apartamenti të ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Nga hetimi i SPAK, bazuar në ligjin Antimafia, ka rezultuar se vëllai i Dedjes nuk kishte pasur mundësi financiare për blerjen e tij.

Gazetari i Abc, Ermal vija mëson se apartamenti ka qenë në përdorim të ish-gjyqtarit të Kushtetues të shkarkuar nga vetingu.

Mes provave të SPAK është edhe një dëshmi e punonjësit të kompleksit, i cili ka treguar se për vite me radhë apartamenti është përdorur nga Dedja dhe familja e tij, që shkonin atje në fundjavë, në festa dhe gjatë verës.

Hetimi për Bashkim Dedjas nisi pasi ai u shkarkua nga detyra në kuadër të procesit të vettingut.

Bashkim Dedja ishte ndër emrat e parë të shkarkuar nga Sistemi i Drejtësisë pas fillimit të funksionimit të organeve të vettingut. Në vendimin e atëhershëm, KPK konstatoi se Dedja nuk justifikonte dot, pasurinë, specifikisht një pronë që kishte në Tiranë me të vëllanë. Më pas, SPAK nisi hetimet duke zbuluar se ai kishte edhe një pronë në Golem./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!