Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

SPAK kërkoi rikthimin në qeli të Vangjush Dakos, Apeli lë në fuqi vendimin për ish kryebashkiakun e Durrësit

schedule11:34 - 8 Prill, 2024

schedule 11:34 - 8 Prill, 2024

Apeli i Posaçëm lë të pandryshuar masën e arrestit shtëpiak për Vangjush Dakon. SPAK kërkoi rikthimin në qeli të ish kryebashkiakut të Durrësit ndërsa gjykata e liroi pasi përfunduan afatet e paraburgimit. Ai u arrestua qershorin e kaluar nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Dako u lirua nga qelia në shkurt me argumentin se kanë përfunduar afatet e paraburgimit për të. Dako akuzohet për “Shpërdorim detyre” në procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati dhe shpërdorim të fondeve publike për ndërtimin e një shëtitoreje në bregdet.

Në përfundim të hetimeve të SPAK rezultoi se Dako kishte kryer veprime në kundërshtim me kompetencat e kryetarit të bashkisë në miratimin e lejes së ndërtimit në favor të shoqërisë “Fakle sh.p.k, pasi Dako dhe zyrtarët e bashkisë i përpiluan dokumentet dy vjet kur ndërtimi kishte përfunduar dhe banorët banonin në pallatin në fjalë./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!