TIRANË – Deputeti i PS, Bardhyl Kollçaku komentoi në një lidhje të drejtpërdrejtë me Tirana Live në ABC News, kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e ish-zv/kryeministrit, Arben Ahmetaj.
Kollçaku tha se si për cdo rast tjetër, maxhoranca do të jetë në mbështet të gjyqësorit.
“Jam në dijeni të kërkesës nga SPAK. Kryetarja e Kuvendit dhe këshilli i mandateve do njihet me materialet, kërkesa e SPAK është bërë që shqyrtimi të bëhet me dyer të mbyllura.
Maxhoranca është në mbështetje të gjyqësorit, cdo vendim do merret në përputhje me atë angazhim që ka maxhoranca për ndarjen e pushteteve dhe për mbështetjen pa diskutim të gjyqësorit.” u shpreh Kollçaku./abcnews.al