Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SPAK kërkoi arrestimin e Ahmetajt, Këshilli i Mandateve mblidhet të martën

schedule14:05 - 10 Korrik, 2023

schedule 14:05 - 10 Korrik, 2023

Këshilli i Mandateve pritet të mblidhet ditën e martë, për të shqyrtuar kërkesën e SPAK, mbi ish zv/kryeministrin Arben Ahmetaj.

SPAK dorëzoi mëngjesin e kësaj të hëne dosjen voluminoze ndaj Arben Ahmetajt, ndërsa i kërkon Kuvendit arrestimin dhe kontrollin në banesë të ish zv/kryeministrit.

Mbledhja e thirrur nga kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla pritet të mbahet ditën e martë në orën 16:00 në Kryesinë e Kuvendit.

Në shkresën e firmosur nga kryeparlamentarja thuhet se mbledhja do të zhvillohet me dyer të mbyllura me qëllim, respektimin e kuadrit ligjor procedurial penal mbi ruajtjen e sekretit hetimor.

SPAK kërkoi mëngjesin e kësaj të hëne, arrestimin e ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj. Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar leje Kuvendit të kontrollojë shtëpinë e deputetit dhe zyrën e tij. Mbi ish-ministrin rëndojnë tre akuza, korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!