“SPAK ka të gjitha dokumentat për të hapur çështjen e ’21 janarit'”, Arben Meçe: U dha urdhër për vrasje

schedule11:55 - 21 Janar, 2023

schedule 11:55 - 21 Janar, 2023

Arben Meçe, i akuzuar si puçist me 21 janar, ka komentuar protestën e përgjakur të 12 viteve me parë, ku mbetën të vrarë katër persona.

Ai u shpreh për ABC News se beson që do të vendoset drejtësia, pavarësisht se prokuroria u përjashtua nga mbledhja e provave. Sipas Meçes, nuk ekziston në asnjë vend që kryeministri të ndalojë diçka e tillë.

Është një ngjarje shumë e rëndësishme sepse shteti vrau 4 qytetarë të tij. Është fatkeqësi që kjo çështje që është gjykuar. Nuk është vendosur drejtësi. Besoj që do të vendoset. Mendoj që në historinë botërore vrasjet politike pa kushte janë parashtruar dhe jo gjithmonë pa prova.

Kjo ngjarje është e ekspozuar po duhet të prodhosh prova që të kalosh në procesh gjyqësor. Gjithë media nuk arriti të identifikojë as urdherdhënesin dhe as ekzekutuesin. Le të themi që ishte një moment që përmbysi të gjithë ngjarjen e asaj dite.

Prokuroria u përjashtua nga mbledhja e provave. Nuk ekziston në asnjë vend që kryeministri të ndalojë diçka e tillë. Në mënyrë të patolerueshme, kryeministri i asaj kohe bëri një mbledhje të gardës në mënyrë që të mos jepnin dëshminë.

Pjesa tjetër u zhduk serveri që ndodheshe në kryeministri. Natyrisht që ka një protokoll që do të thotë këto gjëra nuk duhet të prekeshin. Ç’ka do të thotë personat në atë kohë zhdukën të gjitha pronat në atë kohë”.

Më tej, Meçe se SPAK duhet ta hetojë ngjarjen e 21 janarit, pasi ka të gjitha dokumentat e asaj çështje për ta hapur. Ai ka theksuar se vrasja është bërë selektive dhe kjo gjë është vërtetuar edhe nga rregjistrimet që kanë dalë.

“Ka prova, vetëm është cështje vullneti. Instucioni zyrtarisht që duhet të ketë vullnetin sot është SPAK-u, i cili ka të gjitha dokumentat e asaj çështje për ta hapur. Këto ditë kanë dalë rregjistrime që dëgjohen persona që urdhërojnë për të qëlluar mbi turmë.

Vrasja është bërë selektive sepse në proceduarta e provave të prokuorisë ka një eksperiement hetimor. Dy rregjistrimet e dhëna këto ditë vërtetojnë atë skenarë që unë kam dhënë prej kohësh, që vrasja është selektive.

Rregjistrimet e tanishme nxjerrin që ka një urdhër për vrasjen. Pra, ka një provë dhe për të rifilluar një çështjen mjafton një provë. Edhe prova ime është eksperimenti shkencor”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!