Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

“SPAK ka korruptuar ligjin”, Çupi: Mes PD dhe Prokurorisë Posaçme ka “vija paralele” në raportet mes tyre

schedule21:25 - 11 Mars, 2026

schedule 21:25 - 11 Mars, 2026

TIRANË– Analisti Frrok Çupi, i ftuar në emisionin “Real Story”, komentoi raportet mes opozitës dhe SPAK, duke u shprehur se mes tyre ekzistojnë disa “vija paralele” në mënyrën se si ata funksionojnë.

Sipas tij, nuk mund të thuhet se SPAK favorizon Partinë Demokratike, por mënyra se si ndërthuren këto raporte mbeten problematike.

Analisti kritikoi mënyrën se si funksionon Partia Demokratike, duke theksuar se ndonëse paraqitet si një forcë që mbron demokracinë, në praktikë bën krejt të kundërtën



Në analizën e tij, Çupi u ndal edhe te roli i SPAK, duke e akuzuar institucionin për probleme në mënyrën e interpretimit dhe zbatimit të ligjit.

“Mes PD, opozitës dhe SPAK ka disa vija paralele në raportet e tyre. Nuk them se ajo favorizon PD-në, por mënyra se si funksionojnë këto paralele është tragjike. PD është një parti që quhet demokratike, tenton të thotë se bën demokraci, është ndërtuar për demokraci dhe e do demokracinë, por në thelb nuk merr vendime demokratike. Arsyet pse nuk merr vendime demokratike lidhen me faktin që bën dhunë në qytet, rrethon parlamentin dhe bllokon rrugët.

Nga ajo që mund të quhet një vendim demokratik, kalon në një vendim krejtësisht antidemokratik. SPAK ka të njëjtën strukturë në defektet e veta. SPAK, që është kundër korrupsionit, realisht dallohet në korruptimin e ligjit. SPAK korrupton ligjin, ky është defekti dhe problemi. SPAK ka dy mënyra për të thënë se çfarë është korrupsioni: kur tjetri shkel ligjin dhe kur ligji korruptohet. Vetë SPAK korrupton ligjin.

Ndonjëherë shkon të hetojë një gjë që nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston. SPAK është i nervozuar, sepse ka korruptuar ligjin dhe me këtë ligj do të bëjë vetëm korrupsion hetimor e gjyqësor, që është një nga korrupsionet që shkatërron shtetin.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!