SPAK: Pranga për Sali Berishën. I kërkon Kuvendit autorizimin për arrestimin e ish-kryeministrit

schedule12:34 - 12 Dhjetor, 2023

schedule 12:34 - 12 Dhjetor, 2023

“Prokuroria e posaçme i kërkoi kuvendit autorizim për arrestimin e ish-kryeminstrit Sali Berisha i marrë në hetim për akuzën e korrupsionit në lidhje me dosjen Partizani. Për të tretën herë radhazi ish-kryeministri nuk zbatoi vendimin e gjykatës që e detyronte atë të paraqiten në prokurori të hënën e parë dhe të tretë të muajit çka i detyroi prokurorët të ashpërsojnë masën ndaj tij nga në arrest shtëpi ose arrest në burg”.

Në shkresën e Prokurorisë drejtuar kuvendit që mban firmën e drejtuesit Altin Dumani kërkohet miratimi i Kuvendit të Shqipërisë për heqjen e imunitetit të deputetit Sali Berisha dhe arrestimin e tij.

“Mbështetur në nenin 73 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 231, 260, 288, 289 të K.Pr.Penale, si dhe në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nenet 13 dhe 118, bashkëlidhur ju përcjellim kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali BERISHA, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit personal shtrëngues nga ajo e “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, në atë të arrestit në burg/ arrest në shtëpi”.

Kërkesa e Prokurorisë vjen një ditë pas zbardhjes së vendimit të gjykatës së apelit të posaçëm, ku gjyqtarja Ilirjana Olldashi la të pa ndryshuar masat e sigurisë për Berishën. Në vendim thuhet se, caktimi i masës detyrim paraqitje për ish-kryeministrin nuk i cënon atij lirinë dhe kërkesa e SPAK është e drejtë.

Sipas vendimit të zbardhur, masa detyrim paraqitje, e vebdosur për Berishën, është një fuqi shtrënguese që nuk heq lirinë personale apo fizike të personit nën hetim Sali Berisha, por i pengon atij vetëm lirinë e lëvizjes jashtë shtetit.

Pas dhënies së autorizmit nga Këshilli i Mandateve rregulloreve dhe Imuniteteve, vulën e fundit për kërkesën e SPAK e jep Kuvendi në seancë plenare me shumicë votash. Më pas prokuroria e posacme I drejtohet gjykatës së posaçme  për zëvëndisim të masës së sigurisë nga ajo  detyrtim për paraqitje në arrest në shtëpi apo arrest në burg. Pasi të vendose gjykata, vendimi përcillet për për ekzeutim Policisë së Shtetit që konkretish bën arrestimin e Sali Berishës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!