Gjykata e Posaçme urdhëroi prokurorinë e posaçme SPAK që të hetojë ish-kryebashkiakun e Kavajës Elvis Roshin për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Hetimet nisën pas një kallëzimi nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit, dhe fillimisht u ndoqën nga prokuroria e Durrësit. Po kjo e fundit ë vendosi pushimin e tyreve dhe dorëzoi kërkesën në gjykatën e Durrësit. Por kjo e fundit nuk mund të dilte me një vendim për shkak të ndryshimeve ligjore dhe cilësive si ish-zyrtar i lartë të Roshit, duke e dërguar atë në Gjykatën e Posaçme.
Pas shqyrtimit të dosjes, gjyqtarja Rudina Palloj, rrëzoi kërkesën për pushim të hetimeve dhe i kërkoi Prokurorisë së Posaçme të tërheqë dosjen dhe të regjistrojë procedimin për të vijuar hetimet për Roshin dhe ish-zyrtarët e tjerë. Sipas gjetjeve të KLSH bëhet fjalë për shkelje të gjetura gjatë viteve 2013-2014 në kohën që bashkia e Kavajës drejtohej nga Elvis Roshi.
Kallëzimi u depozitua në lidhje me dy tendera që dyshohet se i shkaktuan buxhetit të shtetit një dëm 33 milionë lekësh. Tani do të jetë SPAK i cili do të regjistrojë procedimin penal dhe të hetojë ish kryebashkiakun. Elvis Roshi u dorëhoq nga detyra pas ligjit të dekriminalizimt.
/abcnews.al