SPAK godet krimin/ Karamuço: Grupet mund të kundërpërgjigjen dhe të cenojnë sigurinë publike, por shteti ka epërsi

schedule20:46 - 20 Maj, 2024

schedule 20:46 - 20 Maj, 2024

TIRANË- Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në Real Story, tha se pas aksionit të SPAK është rritur shqetësimi se grupet kriminale mund të reagojnë.

Sipas tij, eksponentë të grupeve kriminale do tentojnë të zhdukin provat dhe aktiviteti i tyre mund të cenojë rendin dhe sigurinë publike. Por me gjithë këtë shqetësim, Karamuço shto se drejtësia dhe shteti në këtë fazë, janë më të fortë se krimit.

“Do ketë reagim. Do ketë një hetim që do të vijojë. Do ketë disa faza dhe SPAK do të thellohet ndaj këtyre 50 personave. Ata do tentojnë të zhdukin gjurmët e tyre, që nga banesa, shtëpia, dëshmitarë, servera dhe të gjitha këto janë si kundërmasa që mund të marrin, dhe që mund të cenojnë rendin dhe sigurinë publike, por shteti ka një avantazh dhe një epërsi të madhe. Nuk e kishim parë më parë”, tha ai./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!