SPAK godet “folenë” e krimit/ Meçe: Grupi i Ervis Martinaj, produkt i drejtpërdrejtë i Berishës, të hetohet vrasja e Artan Santos

schedule18:43 - 20 Maj, 2024

schedule 18:43 - 20 Maj, 2024

TIRANË- Analisti Arben Meçe, i ftuar në “Special Report”, u shpreh se grupi i Ervis Martinajt është produkt i drejtpërdrejtë i ish-kryeministrit të vendit, Sali Berisha.

Ai theksoi se këto grupe, të cilat kanë përfunduar në darën e ligjit do të hapin dhe dosje të vjetra. Sipas tij, dosja e cila mund të hapet dhe të hetohet është vrasja e bankierit Artan Santo.

Analisti theksoi se vrasja e Santos është bërë me urdhër politik dhe në këto kushte kërkoi nga drejtësia t’i shkojë deri në fund.

“Grupi i Ervis Martinaj është produkt i drejtpërdrejtë i Sali Berishës. Berisha për mua gjithmonë do gjejë një bisht për të justifikuar lëvizjet e shtetit shqiptar. Këto grupe, në darën përfundimtare të ligjit do hapin dosje të vjetra dhe dosja më serioze është vrasje e bankierit Artan Santo. Ajo nuk është vrasje kriminale, por është vrasje politike. Ai që ka shkrehur armën është krimineli dhe urdhërdhënësi është në politikë, është në politikën e lartë. Ajo vrasje ka futur në konflikt Martinajn dhe bandat. Grupet që kanë marrë pjesë në vrasjen e Santos janë këtu. Vrasja e Santos lidhet me një krim shtetëror, personat që kanë urdhëruar sot përbëjnë koalicion. Ajo që e tmerron Berishën është kjo”, tha ai.

Duke komentuar aksionin kombëtar të  SPAK, i cili lëshoi 50 urdhër arreste, Meçe tha se kjo qasje serioze e drejtësisë dëshmon se krimit të organizuar po i priten të gjitha fijet dhe lidhjet e mundshme.

“Ngjarja vërtetoi përfundimisht se ambienti nuk është na favor të grupeve kriminale. Pse nuk lindin, nuk është habitati në favorin e tyre.  Kësaj klime i është dhënë goditja përfundimtare. Grupi i Martinaj ka qenë grup paramilitar i Sali Berishës. Ky grup është asgjësuar, sepse janë këputur fijet financiare, ambienti për të jetuar ata tashmë është zero”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!