SPAK firmos urdhër arreste për Inceneratorët, Policia e Shtetit fillon operacionin

schedule08:33 - 29 Mars, 2022

schedule 08:33 - 29 Mars, 2022

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka firmosur urdhër arreste për çështjen e inceneratorëve.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se SPAK ka firmosur urdhër arrestet për 13 persona, ndërkohë që mëngjesin e kësaj të marte ka nisur edhe ekzekutimi i tyre nga Policia e Shtetit ekzekutimin e tyre.

Ndër të tjera mësohet se policia ka dalë në terren dhe po kryehen arrestimet e personave për të cilët është lëshuar urdhri por nuk ka asnjë informacion në lidhje me personat që mund të jenë pjesë e kësaj liste për arrestim.

Ndërkohë kujtojmë se në lidhje me aferën korruptive të Inceneratorëve është arrestuar ish ministri i Mjedisit Lefter Koka.

Gjithashtu inceneratorët janë një ndër debatet më të mëdha politike mes mazhorancës dhe opozitës, ku këto të fundit akuzojnë për përfshirjen e shumë zyrtarëve të lartë shtetërorë në këtë aferë dhe pas komisionit Hetimor, ato kanë hartuar një raport në lidhje me kë skemë dhe përfshirjen e zyrtarëve në të dhe presin ekzekutimin dhe vijimin e hetimit nga SPAK. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!