“SPAK duhet të vihet në lëvizje”, zyrtarja e lartë amerikane në Tiranë, Nazarko: Do ketë qëndrim për Sali Berishën

schedule14:06 - 27 Prill, 2022

schedule 14:06 - 27 Prill, 2022

Ndihmës Sekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike Dr. Karen Donfried pritet të zhvillojë një vizitë në Shqipëri në kuadër të takimeve në Ballkanin Perëndimor.

Duke folur për këtë vizitë në Tiranë, të zonjës Donfried, analisti Mentor Nazarko u shpreh në “ABC Live” se ajo do të mbajë qëndrime edhe për Sali Berishën i cili është shpallur “non grata” nga SHBA.

Sipas Nazarkos SHBA ka mbajtur vazhdimisht qëndrimin duke kërkuar me nënkuptim që SPAK dhe organet e drejtësisë duhet të reagojnë lidhur me personat që akuzohen për korrupsion dhe janë shpallur “non grata”.

“Do ketë një pozicionim publik nga Sali Berisha. A do shënojë kjo për një indicie, nuk mund ta them. Por gjuha ka qenë e ashpër. Ata kanë thënë se përpiqen t’i mbajmë përgjegjës. Kjo përkthehet , që po, SPAK duhet të jetë efektiv dhe të vihet në lëvizje. Vizita e saj duhet të ketë edhe mesazhe të tjera. Mesazhi i kompaksimit të frontit Perëndimor kundër Rusisë.” tha Nazarko./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!