Gazetari Ardit Rada thotë se SPAK kreu hetime në lidhje me dosjen “Partizani” ku akuzohet ish kryeministri Sali Berisha, sipas porosisë së SHBA dhe formulës “ndiq paranë”.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Rada u shpreh se kjo dosje tregon se vendi është vjedhur nga Berisha në mënyrë ordinere.
Ndërsa avokati Arbër Hoxha deklaroi se pas dy javësh mund të jetë seanca e parë për Berishën.
Ardit Rada: Dosja hetimore e SPAK, nuk tregon në thelb akuzën e amerikanëve për çfarë e kanë shpallur amerikanët Berishën “non grata”. SHBA e akuzon për një gjë më të madhe. Nuk besoj se Uashingtoni është bërë merak për ish kompleksin “Partizani”. Ne na del dhëndri i ish kryeministrit pronar banesash në Holandë, Belgjikë, Mynih. Përveçse shohim sa trashë është vjedhur ky vend, nuk na bën përshtypje, është gjëra që i kemi menduar. Duket se SPAK e ka ndjekur porosinë e amerikanëve, ndiq paranë. Sali Berisha, ligjin për pronat sportive e ndryshoi dy herë brenda një viti. Në dy rastet ka përdorur ministrat e tij.
Arbër Hoxha: Vendimet e Këshillit të Ministrave janë kolegjiale. Vendimmarja kolegjiale, nuk do të thotë përjashtim nga përgjegjësia penale. Derisa sa të njihemi me të gjithë akuzën, një pjesë e atyre që përfliten, duke mos pasur njoftim zyrtar nga SPAK, duke pasur një ekstrakt, do mund të jemi të rezervuar. Besoj se zoti Berisha do bëjë luftën e tij para gjykatës. Mund të themi që mund të jetë kalvar i gjatë i zotit Berisha në raport edhe me fatin e tij personal. Nëse kemi të bëjmë me të ardhura të paligjshme dhe janë deklaruar, kemi të bëjmë me vepër penale. SPAK është organi i akuzës. SPAK është e ngarkuar për të mbroijtur interesat e shtetasve, pritet të kalojë filtrin e gjykatës në seancën paraprake. Diku te dy javë mund të jetë seanca e parë./abcnews.al