SPAK dorëzon në gjykatë kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Olldashi

schedule10:10 - 24 Nëntor, 2023

schedule 10:10 - 24 Nëntor, 2023

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dorëzuar në gjykatë, kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Iliriana Olldashi, në seancën për shuarje të masave të sigurisë për ish kryeministrin Sali Berisha.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se seanca për kërkesën e shuarjes së dy masave të sigurisë për Berishën, është shtyrë në orën 14:00.

“Seanca e sotme ishte parashikuar të zhvillohej në orën 09:00 në Gjykatën e Apelit, ku gjyqtarja Iliriana Olldashi kishte seancën ku do të shqyrtonte kërkesën e avokatëve të Berishës për shuarjen e dy masave të sigurisë ndaj tij.  Ditën e sotme,  prokurorët e posaçëm Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai i kërkuan Olldashit që të laroghej nga ky proces, me argumentin se është në konflikt interesi me dhëndrin e Berishës.

SPAK kërkoi përjashtimin e gjyqtares Olldashi nga procesi. Olldashi, sipas prokurorisë është në konflikt interesi dhe duhet të largohet nga shqyrtimi i kësaj çështjeje. Do të shohim sepse vendimi i gjyqtares Miliana Muca pritet nga çasti në çast, do të shohim nëse do të përjashtojë Olldashin apo jo nga procesi. Në orën 10:00 ka nisur edhe seanca për kërkesen e shuarjes së masaës së sigurisë për Malltezin.

Gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, Ilirjana Olldashi, ishte në konflikt interesi për të dhënë vendimin për Jamarbër Malltezit. Në deklaratën pasurisë zbulohet se Olldashi ka blerë apartament tek kullat e ndërtuara te ish-kompleksi Partizani nga kompania “Homeplan” dhe “Kontakt”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!