Prokurori i SPAK Ened Nakuçi në një deklaratë për mediat ka dhënë detaje në lidhje me një grup të strukturuar kibernetik që mashtronte dhe u merrte para qytetarëve italianë.
Nakuçi në fjalën e tij është shprehur se kjo është një skemë mashtrimi që është zbuluar në kuadër të një bashkëpunimi me autoritetet italiane dhe që ëhstë vijim i hetimeve të njëoperacioni të zhvilluar më parë në këtë drejtim.
Ndër të tjera ai shprehet se grupi ishtei mirëformuar dhe kishin teknika shumë bindëse për të mashtruar qytetarët e pafajshëm.
“Është bërë i mundur nxjerrja e 14 masa të arrestimit të arrestit në shtëpi dhe me burg të shtetasve shqiptarë në kuadër të një grupi kriminal që merren në mashtrimin e shtetasve përmes shitjes online. Ky është një vijim i operacionit të tetorit, dhe në vijim të tij janë nxjerrë edhe 14 urdhër arrestet e tjera, për sigurinë kibernetike në bashkëpunim ndërkombëtar policor.
Janë rezultat i veprimeve pas kontrolleve dhe sekuestrimeve që janë bërë me 25 tetor të 2022 në një Call Center në rrugën Dritan Hoxha. E rëndësishme është se nga ai moment janë administruar rreth 140 kallzime që rezulton se shuma e dhënë është deri në 4 milion e 700 mijë euro. Dua të sqaroj se hetimet kanë filluar pas denoncimeve në Itali dhe më pas ka nxjerrë në pah të gjithë skemën. Në fillim i kontaktonin përmes telefonit dhe më pas përmes mashtrimit i bënin këto persona se do të pasuroheshin, duke i parë fitimet përmes platformave të ndryshme grupi kriminal e bëntë me të besueshëm mashtrimin.
Këto kanë të bëjnë me persona deçiziv që janë drejtues të call centerat, dhe drejtues operator në këto institucione, analiza e llogarive tregon se paratë e viktimave ktheheshin në kriptovalutë, grupi funksiononte sipas një procedure të saktë, operatorët që merrnin një pagë mujore dhe në kuadër të kontratave edhe bonuese, që kishin një drejtues grupiqë raportonte tek supervizori. Ishte një sistem që operatorët të mos kishin besim te njëri tjetri port ë ishin në garë për të mashtruar sa më shumë qytetarë të pafajshëm”, ka thënë ai. /abcnews.al