Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Grupi i Suel Çelës, në gjyq/ SPAK mbyll hetimet, 21 persona akuzohen për vepra të rënda penale

schedule09:59 - 22 Shkurt, 2026

schedule 09:59 - 22 Shkurt, 2026

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe I është drejtuar gjykatës për të nisur procesin për dosjen e bujshme të grupit të Suel Celës, me 21 të pandehur, të akuzuar për organizatë kriminale, tentativa vrasjesh, trafik ndërkombëtar narkotikësh dhe korrupsion.

Sipas SPAK, Grupi I drejtuar nga I shumëkërkuar Suel Cela, dyshohet se kanë vepruar si një organizatë kriminale që merrej kryesisht me trafik ndërkombëtar narkotikësh, përfshirë kokainë të sekuestruar në Ekuador, Holandë dhe Mbretërinë e Bashkuar, por edhe me vrasje të kundërshtarëve kryesisht në Elbasan.

Mes emravetë dërguar për gjykim janë ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu, por edhe ish-shefi i Krimeve Dedan Gjoni, I akuzuar edhe në dosje të tjera penale.



Suel Cela, bashkë me të vëllanë akuzohet për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë, të rivalit të tij Ardjan Çapja në vitin 2020; sigurimin e kushteve për vrasjen e Bled Muça, mbajtje pa leje të armëve; trafikim të narkotikëve nga Ekuadori drejt Holandës e Britanisë së Madhe; si dhe për korruptimin e gjyqtares Pajtime Fetahu dhe të dy gazetarëve.

Për atentatin e dështuar ndaj Çapjas akuzohen edhe tetë të pandehurit me tyre vëllai I Suel Celës, Mario Çela I cili u ekstradua disa ditë më parë nga Belgjika, si dhe Klaus Matishi, Xhino Roka, Marsel Roka, Prekë Kodra, Ledio Zabeli, Sergej Hasanpapaj dhe Fuad Verzivolli.

Ndërkohë, për trafikim të narkotikëve akuzohen të pandehurit Hajdar Lala alias Hajdar Xaka alias Hajdar Sefa, Renato Hasani, Marsel Shega alias Bujar Shega dhe Skënder Sufaj.

Ndërkohë nga SPAK ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu rendojnë akuzat për korrupsion pasiv të kryer disa herë dhe ish-funksionarin e Policisë së Shtetit Dedan Gjoni, të cilët akuzohen se, duke shfrytëzuar pozicionin e tyre zyrtar, e ndihmonin organizatën me informacione, duke ofruar gjithashtu lehtësira dhe ndikime në sistemin gjyqësor në këmbim të favoreve dhe përfitimeve materiale.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!