Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dërguar për gjykim Alqi Bllakon.
Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se tashmë mbetet gjykatës të vendosë nëse do e kalojë për gjykim dosjen e Bllakos.
Pak ditë më parë, Gjykata e Apelit të Posaçëm ndryshoi vendimin e shkallës së parë duke rritur dënimin me burg për ish-deputetin Alqi Bllako në lidhje me hetimet për inceneratorin e Elbasanit.
Alqi Bllako u dënua me 2 vite e 8 muaj heqje lirie dhe për 5 vitet e ardhshme të mos ushtrojë asnjë funksion publik edhe pse shkalla e parë e shpalli të pafajshëm.
Më herët SPAK i ka komunikuar Alqi Bllakos edhe akuzën e korrupsionit në lidhje me hetimet për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Përveç Bllakos të pandehur janë marrë edhe ish-ministri Koka si dhe disa ish-zyrtarë të bashkisë së Tiranës dhe anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave për shpërdorim detyre./abcnews.al