SPAK dërgon në gjykatë dosjen për Altin Hajrin, i akuzuar për rrëmbimin e Jan Prengës

schedule11:15 - 10 Shtator, 2024

schedule 11:15 - 10 Shtator, 2024

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dërguar në gjykatë dosjen për Altin Hajrin. Hajri akuzohet për rrëmbimin e Jan Prengës, ngjarje e ndodhur në vitin 2020.

Hajri, pronar i kompleksit “Golden” në Shijak akuzohet se është pjesëmarrës në grupin e strukturuar kriminal që ka kryer rrëmbimin e Jan Prengës.

“Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në vitin 2020. Hetimet ishin pezulluar për 1 vit. SPAK i ka kërkuar GJKKO të kalojë dosjen për gjykim të Altin Hajrit. Më herët, SPAK ka kaluar për gjykim edhe persona të tjerë, përfshi edhe Dritan Rexhepin, si dhe një grup prej 5 personash. Jan Prenga u rrëmbye me një automjet, u dërgua në kompleksin “Golden Resort” dhe më pas trupi i tij u zhduk dhe nuk është gjetur edhe ditën e sotme”, raportoi ndër të tjera gazetari i ABC News, Ermal Vija./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!