SPAK bëhet me 18 prokurorë/ Kush është prokurori i ri i komanduar me kërkesë të Dumanit

schedule11:51 - 15 Mars, 2023

schedule 11:51 - 15 Mars, 2023

Olsi Dado është komanduar përkohësisht si prokuror i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Lajmi konfirmohet nga KLP teksa Dado është komanduar me kërkesë të kreut të SPAK Altin Dumani për nevoja pune. SPAK aktualisht bëhet me 18 prokuror nga 20 të parashikuar në organikë.

Gazetari Ermal Vija raporton se Dado është komanduar nga KLSH për shkak të dosjeve voluminoze në SPAK dhe për këtë arsye është bërë pjesë e trupës së prokurorëve. Ai ka lënë detyrën e drejtorit në Marrëdhëniet me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, të cilën e mbante prej vitit 2018.

Më herët ai ka qenë Prokuror në Prokurorinë e Tiranës dhe më parë ka mbajtur edhe detyrën si Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Organika parashikon që të jenë të paktën 20 prokurorë që do të kryejnë veprime hetimore në dy struktura të ndara, ajo e Korrupsionit dhe ajo e Krimit të Organizuar./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!