I zhdukur prej 6 muajsh, SPAK aksion për sekuestrimin e pasurive të Ervis Martinajt

schedule13:46 - 15 Shkurt, 2023

schedule 13:46 - 15 Shkurt, 2023

TIRANË- ABCNEWS ka mësuar se SPAK ka nisur një aksion për të bërë të mundur sekuestrimin e pasurive të Vis Martinajt.

Nga të dhënat paraprake, thuhet se janë vënë në shënjestër pasuri të biznesmenit të lojërave të fatit, i cili rezulton i zhdukur prej shumë  se gjashtë muajsh.

Gazetari Ermal Vija raporton se këto pasuri janë identifikuar nga hetimet e nisura nga operacioni “Plumbi i  Artë”.

Ky operacion ka nisur që në orët e para të së mërkurës në zonën e Fushë-Kuqes, por nuk dihen ende detaje për bilancin e pasurive, të cilat janë kërkuar të vihen nën sekuestro/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!