Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Spaho pas pretencës për Salianjin: Akuza politike të montuara

schedule14:46 - 10 Dhjetor, 2019

schedule 14:46 - 10 Dhjetor, 2019

Ish-deputeti demokrat Edmond Spaho pas vendimit të prokurorisë për  ish-deputetin Ervin Salianji në një deklaratë për mediat është shprehur se vendimi u mor nga një prokuror që është shërbëtor besnik i maxhorancës.

”Viktima kryesore e këtyre veprimeve paska qënë Fatmir Xhafaj, një akuzë e mbrojtur nga Prokurorë politikë, veçanërisht nga prokurori Hysenaj një shërbëtor besnik i Politikës”, deklaroi Spaho.

“Të vendosur në qëndrimin e tyre për t’i shkuar linjës së kryeministrit Rama. Një akuzë thellësisht politike, e montuar, qesharake. Nga sa kemi kuptuar nga referimi i prokurorisë, viktima kryesore e këtyre veprimeve paska qenë Fatmir Xhafaj, ish-ministri i Brendshëm. Konkluzion të cilin e konfirmoi dhe avokati i tij. Një akuzë e mbrojtur nga prokuror politik dhe veçanërisht nga prokuroi Hysenaj, shërbëtor besnik i maxhorancës, që mendon të kalojë vettingun duke luftuar ashpër PD dhe drejtuesit e saj. Kjo prokurori nëse do të kishte një fije integriteti do të duhej të kishte përfunduar hetimin se si u largua trafikanti Geron Xhafaj brenda 24 orësh në Itali. Do të duhej të kishte hetuar ekspertizën që gjoja bëri kryeministri i vendit dhe deklaroi se “ishte regjistrim fals’. Jetojmë në një vend të cilit i kërkohet që të hetojë dhe të vërë prapa hekurave lidhjet e krimit të organizuar, të trafikantëve me nivele të larta qeveritare. Me gjyqin e sotëm pamë se si trafikantë, krimi i organizuar, kanë bashkëpunim me politikën, përpiqen që të dënojnë denoncuesit. Ata të cilët sakrifikojnë dhe integritetin personale në interes të vendit dhe kësaj shoqërie. ”, tha Spaho./abanews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!