Ka nisur me debate seanca e sotme plenare në Kuvend. Deputeti i grupit të Rithemelimit, Edmond Spaho ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës.
Sipas tij seanca e sotme plenare duhet të nisë me interpelancën e kërkuar nga grupimi i Rithemelimit me kryeministrin Edi Rama dhe jo me mocionin e debatit të kërkuar nga grupi parlamentar i PD për krizën e çmimeve. Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelkelejd Alibeaj u shpreh se duhet të respektohet rregullorja. Sipas tij, Kuvendi duhet të kthehet në arenë debati në shërbim të qytetarëve.
Lexo edhe: Tensionohet Edmond Spaho në Kuvend, garda në gatishmëri
“Unë kam paraqitur një kërkesë për mocion për një çështje të rëndësishme. Është më e udhës për gjithëkënd në këtë parlament ti dedikohemi asaj që shqiptarët kanë problemin më kryesor. Për këtë arsye zonjë duke respektuar rregulloren unë besoj që të fillojë një orë e më parë me të gjitha çështjet. Respektimi i rregullores duhet të jetë strikt. Vëmendja e shqiptarëve është e njëjtë. Ky parlament do të duhet të kthehet në arenën e debatit në shërbim të publikut”, tha Alibeaj. g.v/abcnews.al