Ish deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu ka reaguar në lidhje me videon e publikuar nga gazetari Artan Hoxha në Abcneës. al një ditë më parë, ku kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla shfaqej duke konsumuar lëndë narkotike.
Spahiu përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se nëse ka socialiste që dorëhiqen, do të fitonin respektin e njerëzve dhe do të ishin kandidat seriozë në zgjedhje të vërteta e jo votimi moniste si ato të 30 Qershorit!
Postimi i Plotë;
As Bulqiza, as Burreli, as Shkodra, as Vora por as dhe Tirana nuk kanë zgjedhur kryetarë bashkishë.
Ata janë emërime të modelit Edi Rama.
Unë nuk i kërkoj dorëheqje askujt që adhuron modelin e Tij pasi jam i sigurt që nuk do ta bënte.
Unë i kërkoj dorëheqje atyre socialistëve të ndershëm që drejtojnë sot bashkitë e vëndit pa u zgjedhur.
I kërkoj dorëheqje atyre socialistëve që nuk e shohin vehten si modeli i krimit apo i drogës.
I kërkoj dorëheqje atyre socialistëve që e shohin vehten si model i punëve të mira.
Nëse ata do të dorëhiqeshin, do të fitonin respektin e njerëzve dhe do të ishin kandidat seriozë në zgjedhje të vërteta e jo votimi moniste si ato të 30 Qershorit!
A ka të tillë mes rilindasish, shumë e vështirë duket.!!!/abcnews.al