Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Spahia: Premtimi për rritjen e rrogave të stafit mjekësor, mashtrim

schedule17:23 - 18 Shtator, 2020

schedule 17:23 - 18 Shtator, 2020

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia në rrjetin social “Facebook” ka reaguar me kritika ndaj kryeministrit Rama.

Po ashtu ai është ndalur edhe tek deklaratat për rritjen e rrogave të stafit mjekësor.

Ai shton se prej muajsh flitet për rritje rrogash, por deri më tani nuk është bërë asgjë, ndërsa shton se modeli i kryeministrit Edi Rama është mashtrim.

Sakaq ai shton:PD ka një projekt konkret për rritjen e pagave, 1200 euro/muaj për mjekët, 700 euro/muaj për infermierët. Është një nga projektet tona më të rëndësishme për t’u dhënë shqiptarëve një sistem shëndetësor, që punon për ta, jo për një grusht njerëzish”.

Statusi:

Me Edi Ramën në krye të qeverisë nuk ka për të patur rritje të vërtetë pagash për mjekët.

Deklaratat e Ogerta Manastirliut dhe Elisa Spiropalit për rritjen e rrogave të mjekëve janë zgjatje e agonisë së një pushteti të kalbur, gati për t’u shembur në 25 Prill.

Ka një muaj që flasin për rritje pagash, por nuk kanë asgjë konkrete, sepse modeli i vetëm i Edi Ramës është mashtrimi! Po i mashtron mjekët dhe infermierët njëlloj siç mashtroi shqiptarët për shëndetësi falas.

PD ka një projekt konkret për rritjen e pagave, 1200 euro/muaj për mjekët, 700 euro/muaj për infermierët. Është një nga projektet tona më të rëndësishme për t’u dhënë shqiptarëve një sistem shëndetësor, që punon për ta, jo për një grusht njerëzish.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!