Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia e ka cilësuar si performancë të dobët daljen e sotme publike të ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Spahiu shprehet mes të tjerash se ministrja sulmon opozitën pse denoncon qeverinë. Ish deputeti thotë se në asnjë vend tjetër nuk ka kaq shumë mungesë informacioni mbi mënyrën se si po menaxhohet përhapja e Covid-19.
“Opozita ka fjalën zonja ministre, ti ke punën, e vjedhja apo fshehja e realitetit nuk është punë, të paktën jo në shërbim të qytetarëve!”, shprehet Bardhi.
Deklarata e plotë:
OGERTA, NUK E FSHEH DOT DESHTIMIN DUKE SULMUAR OPOZITEN!
E mjerueshme performanca e ministres së shëndetësisë teksa sulmon opozitën, pse denoncon paaftësinë e papërgjegjshmërinë e qeverisë në përballjen me Covid-19, si dhe mungesën skandaloze të një strategjie, për të menaxhuar situatën e dalë jashtë kontrollit!!! Mjerim politik, intelektual e njerëzor i një funksionareje politike që mburr si punë të vetën, ndihmat që vinjë nga BE e partnerë të tjerë, të cilëve u jemi tejet mirënjohës. As edhe njëherë të vetme nuk i ka thënë qytetarëve, e nuk i është përgjigjur pyetjeve të opozitës, se sa është shifra e shpenzuar nga taksat e shqiptarëve për përballimin e Covid-19? Sa është numri i pajisjeve të siguruara me këto fonde, edhe ato me tendera sekretë korruptivë?
Prej marsit, opozita ka propozuar vazhdimisht plane veprimi, por nuk janë marrë në konsideratë, ose janë konsideruar me shumë vonesë!
Në asnjë vend, si në Shqipërinë që qeveriset nga ju kasta hajdute e Rilindjes, nuk ka një terr kaq të fortë informativ, mbi mënyrën se si po menaxhohet përhapja e virusit Korona!!! E kur situata e dalë jashtë kontrollit, ulëret sa me gojën e pacientëve, të personelit mjekësor, por edhe të vetë ekspertëve, që i heshton me urdhëra politikë, ministrja e shëndetësisë, vazhdon të shpalosë pacipësinë olimpike, duke akuzuar opozitën pse ngre zërin në mbrojtje të sigurisë shëndetësore të qytetarëve e personelit shëndetësor, apo pse denoncon dështimin e saj e të qeverisë ku bën pjesë!!! Opozita ka fjalën zonja ministre, ti ke punën, e vjedhja apo fshehja e realitetit nuk është punë, të paktën jo në shërbim të qytetarëve!
/abcnews.al

