Spahia: Erë e re më 6 Mars, do t’i tregojmë vendin Ramës dhe patericave të tij

schedule17:07 - 22 Shkurt, 2022

schedule 17:07 - 22 Shkurt, 2022

Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” Bardh Spahia gjatë një takimi me banorët e njësisë Rrethina në Shkodër ka deklaruar i bindur se më 6 mars kur do të zhvillohen zgjedhjet për kryetar bashkie, do t’i tregojë vendin kryeministrit Edi Rama të cilin e quan kundërshtar të vetëm të PD. Një mesazh pati edhe për kreun e PD Lulzim Basha, të cilin e quajti “tradhtar dhe patericë” të kryeministrit.

Së fundmi të gjithë jemi ndjerë të tradhtuar, kemi pasur pritshmëri të tjera. Gjendemi sot po në opozitë pas 9 viteve edhe pse përballë kishim një kundërshtar që nga dita në ditë kalonte nga skandali në skandal dhe sot përsëri  e kemi drejtues në qeveri. Kjo jo vetëm për faktin, sepse ne e dimë ka përdorur çdo mjet për të tjetërsuar vullnetin tonë por së fundmi kemi kuptuar se paskemi tradhtuar vullnetin tonë.

Nga data 6 mars do fillojë ndryshimi i madh në Shkodër dhe pastaj do ta përhapim në të të gjithë vendin. Do të përcjellim model në të gjithë Shqipërinë. Ndihem i vlerësuar prej vlerësimit tuaj prej besimit tuaj. Njëkohësisht ndjej edhe barrën e rëndë të këtij besimi që më keni dhënë të cilin me shumë përkushtim e përulësi do të mundohem ta kthej  tek ju nëpërmjet menaxhimit ashtu siç duhet të bashkisë Shkodër me ju për ju pranë qytetarëve të saj. Do të fillojmë një erë të re një opozitarizëm të ri një model të ri në përballje me kundërshtarin tonë historik Edi Ramën dhe qeverinë e tij por kësaj here do ti tregojmë vendin edhe patericave të tij”, tha Spahia.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!