Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, mbetet pesimist sa i takon zhvillimit të Euro2020, edhe pse ky Europian është shtyrë me një vit për shkak të pandemisë. Në fjalën e tij, kreu i “Tre Luanëve” u shpreh:
“Është e pamundur të thuhet me siguri se Europiani do të zhvillohet vitin e ardhshëm. Mendoj se është po aq e pamundur të thuhet me siguri se, nëse do të luhet, turneu do të zhvillohet me të njëjtin format me të cilin jemi mësuar.
Ka sinjale që na bëjnë të shpresojmë se gjërat, për sa i takon pandemisë, mund të shkojnë pak më mirë pranverën e ardhshme, por nuk e di. Shpresoj të jetë me të vërtetë kështu”, u shpreh Southgate./abcnews.al