Southgate: Në Itali nuk kemi fituar që prej vitit 1961, këtë herë jemi më të fortë

schedule08:16 - 23 Mars, 2023

schedule 08:16 - 23 Mars, 2023

Gareth Southgate, trajneri i kombëtares angleze, nuk i beson shumë Italisë edhe pse këta të fundit nuk u kualifikuan për në Katar 2022. Sot në mbrëmje, të dyja do të përballen për ndeshjen e grupit përkatës të vlefshëm për kualifikueset e Euro 2024.

“E di që ata nuk shkuan në Katar, por ata kanë lojtarë të jashtëzakonshëm dhe do të jetë një lojë shumë e bukur. Ne nuk kemi nevojë për një provë vetëbesimi. E njohim kombëtaren tonë, por e dimë që do të jetë një ndeshje e fortë, duhet përulësi që të punosh shumë mirë dhe të fitosh.

Zhgënjimi ynë në Katar na bën që sot të jemi më të fortë dhe më të motivuar. Ne morëm gjërat pozitive nga ndeshja që na eliminoi nga Kupa e Botës. Tani e dimë se mund të jemi konkurrues me ekipe të forta dhe ne duam ta fitojmë këtë për të nisur mirë kualifikimet në Kampionatin Evropian.

Ndaj Italisë është një sfidë që duhet ta shfrytëzosh sa më shumë për të fituar. E kemi bërë në të kaluarën, por duhet ta bëjmë vazhdimisht edhe sot. Mbaj mend që nuk kemi fituar në Itali që nga viti 1961 dhe kjo e bën ndeshjen edhe më shumë sfiduese e të madhe për vendin tonë”, ka thënë Southgate në prag të ndeshjes së sotme e cila do të luhet në Napoli./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!