Southgate kërkon fitoren me çdo kusht, gati plani “anti-Mbappe”

schedule20:54 - 8 Dhjetor, 2022

schedule 20:54 - 8 Dhjetor, 2022

Kur ka mbetur më pak se 48 orë nga startimi i “finales” së parakohshme, Angli-Francë, teknikët e të dyja kombëtareve po përgatisin me detaje skemat e tyre të lojës.  Presitgjozja “The Independent”, ka zbuluar diçka “ekstra” rreth përgatitjes së “tre luanëve”, në kuadër të përballjes me Francën.

Sipas mediave, trajneri Gareth Southgate dhe stafi i tij kanë studiur prej më shumë se 2 vjetësh, një plan “Anti-Mbappe”. Plani është i thjeshtë, mbrojtësi i cili do të jetë përballë Mbappe, në këtë rast Kyle Walker, do të jetë më ofensiv se zakonisht në rolin e tij, duke mundësuar daljen e francezit, në pozicion jashtë loje, me shumë se herët e tjera. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!