Sot vrau policin, autori shfaqej me pistoletë në rrjetet sociale, kishte postuar foto dhe me Ramën

schedule14:55 - 28 Shtator, 2021

schedule 14:55 - 28 Shtator, 2021

Aldi Rama 21-vjeçari që vrau oficerin e krimeve Saimir Hoxha prej orësh vijon të jetë në kërkim nga policia. I riu kishte pasur precedentë të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve.

Lexo edhe: Oficeri i krimeve ndaloi të riun për verifikim, ai iu “përgjigj” me plumba, një prej tyre i kapi zemrën

Në rrjetet sociale i riu duket se ka qenë mjaft aktiv duke shpërndarë foto me mbishkrime ku thuajse në secilën prej tyre kujdeset të vendosë dorën para fytyrës.

Më 24 shtator të vitit 2017 ai ka ndërruar foton e profilit duke vendosur një foto të tijën i ulur në lokal ndërsa në tavolinë ka vendosur edhe një pistoletë.

Ndërkohë 5 vite më parë ai kishte ndarë një foto me kryeministrin Edi Rama. m.v/abcnews.al