Ditën e sotme Gjykata e Posaçme e Apelit pritet që të shpallë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Pas trupa dëgjoi palët në seancën e sotme në orën 13:00 do të japë vendimin.
SPAK e akuzon ish-ministrin socialist për trafik të lëndëve narkotike, grup të strukturuar kriminal dhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale me grupin Habilaj.
8 vite burg kërkon SPAK dhe 3 vite mos të ushtrojë funksione publike.
Por Tahiri u shpreh se prokuroria nuk solli asnjë provë të re në apel. “Jam i pafajshëm” tha ai.
/Abcnews.al